Përfundon takimi i emisarëve ndërkombëtar me Kurtin, Lajçak: Diskutimi s’ishte i lehtë, folëm për planin franko-gjerman

E publikuar: 20/01/2023 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për më shumë se dy orë ka zgjatur takimi i emisarëve ndërkombëtar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Qëllimi i këtij takimi është zhvillimi i përshpejtuar i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se temë diskutimi ka qenë propozimi i planit franko-gjerman.

Ai tha se diskutimi nuk ishte i lehtë por që ishte shumë i hapur dhe i sinqertë.

“Qëllimi i këtij takimi me Kurtin ishte që të diskutojmë propozimin që ja kemi paraqitur në shtator dhe dhjetor. Kemi më shumë se dy orë me kryeministrin dhe kjo tregon se takimi ishte i gjate dhe nuk ishte i lehtë por ishte shumë i hapur dhe i sinqertë. Është shumë herët që të bëjmë një deklaratë dramatike sepse siç e dini jemi ne mes te misionit dhe do të vazhdojmë për në Beograd. Ajo që dëshiroj të them është që kemi pritur mirëkuptim më të tillë dhe që do të shfrytëzohet potenciali i këtij propozimi dhe ne do të vazhdojmë që të punojmë për këtë”, tha ai.