Ka përfunduar pak më parë takimi mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe homologut të tij kosovar Albin Kurti.
Rama dhe Kurti u takuan, pa paralajmërim, këtë të martë në vilën qeveritare “31” në Tiranë.
Mediat shqiptare raportojnë se takimi, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura, zgjati rreth dy orë.
Ende nuk dihet se për çfarë kanë biseduar Rama dhe Kurti në këtë takim të papritur, pasi as qeveria shqiptare e as ajo kosovare nuk kanë dhënë detaje.
Kryeministri Albin Kurti ka lënë sot përgjysmë konferencën e përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke thënë se “po shkon në një takim urgjent”.