Përfundon spektakli i Hashim Thaçit, bashkë me ROSU’n kthehet në Prishtinë

E publikuar: 29/09/2018 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka bërë pak qejf në Veri të Kosovës duke e vizituar Liqenin e Ujmanit ku ka drejtuar personalisht një barkë me motor dhe ka mbajtur një konferencë për media duke thënë se po viziton pasuritë natyrore të Kosovës.

Largimin e tij dhe të pjesëtarëve të njësisë speciale e kanë konfirmuar zyrtarë të komunave veriore.

Stevan Vulovic, kryetar I Komunës së Zubin Potokut ka thënë se ROSU është tërhequr nga Zubin Potoku dhe se nuk ka asnjë serb të arrestuar.

Se nuk ka pasur të arrestuar e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Kjo vizitë e Thaçit tek Liqeni i Ujmanit ka ardhur në kohën kur në Prishtinë po organizohet një protestë masive kundër idesë së tij për lëvizje të kufijve të Kosovës/GazetaExpress/