Për të tretën herë me radhë, është mbajtur me dyer të mbyllura për mediet e publikun seanca ndaj ministres së Industrisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila dyshohet se aksidentoi një të mitur me veturë.
Seanca ka zgjatur për më shumë se dy orë, teksa është bërë administrimi i provave dhe është dëgjuar ministrja Rozeta Hajdari në cilësinë e të pandehurës.
Avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti, ka deklaruar pas përfundimit të seancës se e pandehura ka bërë ndërrimin e deklaratës ne tersi.
Kësisoj, Shefqeti ka propozuar që Gjykata t’ia konfiskojë Hajdarit patentë-shoferin.
“Seanca shkoi sipas procedurave dhe presim që Gjykata ta bëjë ndërrimin e aktgjykimit. Kjo ishte seanca e fundit, gjatë kësaj seance është bërë administrimi i provave po ashtu edhe dëgjimi i të pandehurës. E pandehura ka bërë ndërrimin e deklaratës në tersi dhe Gjykata ka deklaruar se në afat ligjor do të behët dërgimi i aktgjykimit, të pandehurës t’iu ndalohet e drejta e drejtimit të automjetit, si dhe marrja e patentë-shoferit”, u shpreh Shefqeti./eo
















