Ka përfunduar seanca gjyqësorë në kuadër të Dhomave të Specializuara ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Kjo ishte paraqitja e dytë e katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së para gjyqësisë në Hagë.
Në këtë seancë u diskutuan çështjet procedural, si ajo e paraburgimit dhe masat e tjera të sigurisë.
Pala mbrojtëse në disa raste paraqiti mos-pajtimet që kanë të bëjnë me materialet e prokurorisë si dhe kërkuan lirimin me kusht e klientëve të tyre.