Kampioni i Kosovës në hendboll, Istogu është eliminuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane, që është niveli i tretë i garave kontinentale për klube.
Të dielën mbrëma në Cheb të Çekisë, Istogu humbi nga skuadra e njohur çeke, Hazena Kynzhvart, me rezultat 34:32. Istogaset u paraqitën dukshëm më mirë se në ndeshjen e parë, të cilën e humbën në Prishtinë me rezultat 44:30.
Maria Vitoria Vincentini Campos i kishte tetë gola nga nëntë tentime për Istogun. Tetë gola nga dhjetë tentime i realizoi Astou Ndiaye. Lana Paviçeviq i kishte pesë gola nga dhjetë tentime.
Istogu edhe këtë edicion e ka kaluar kundërshtarin e parë evropian, por jo edhe të dytin. Nga një kundërshtar e kishte kaluar edhe në tri raste në të kaluarën.