Protesta e organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shkup është mbyllur pas rreth një ore zhvillimi, pa u shënuar asnjë incident.
Tubimi u karakterizua nga thirrje për drejtësi dhe mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në përmbyllje të protestës, fjalën kryesore e mbajti kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti, i cili kërkoi lirimin e çlirimtarëve.

















