Në marshimin e PD-së ku kërkuan largimin e Ilir Metës, portali Lajmiri.com, ka përcjellë nga afër zhvillimin e protestës.
Protesta është mbajtur nën kontroll nga ana e policisë dhe nuk është shënuar asnjë incident.
Manifestuesit mbajtën parulla të shumta, të shoqëruara me thirrje të tipit “Meta ik”, apo “poshtë komunizmi”.
Një pjesë e madhe e tyre kanë ardhur nga rrethet. Mijëra manifestues të mbledhur në Tiranë në kuadër të protestës së opozitës, nisen marshimin nga sheshi Skëndërbej drejt selisë së Kryeministrisë, për të denoncuar kapjen sipas tyre, të shtetit nga krimi i organizuar./lajmiri.com