(E plotësuar)Tashmë është qetësuar situata mes protestuesve dhe policisë.
Policia ka larguar protestuesit nga rruga, por ata vazhdojnë të qëndrojnë të ulur shumë afër rrugës, duke vazhduar protestën.
Segmenti i magjistrales është liruar, por vetëm për vetura, maunat nuk po kalojnë ende.
—
Policia po vazhdon të ndërhyjë për t’i larguar protestuesit.Nga përballja me Policinë është lënduar kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.Policia po përdorë gazë lotsjellës dhe sprijë. Ndërkohë po kërkon që protestuesit të mos gjuajnë me gurë.
Skadon ultimatumi i policisë drejtuar protestuesve. Policia ka hedhur sprej për t’i shpërndarë të tubuarit, raporton kallxo.com