Ka perfundue pa pasoja nji pengmarrje në Francë.
Persona t’armatosun kanë hye në nji lokal në qendrën tregtare ‘Villeneuve-la-Garenne’, në Paris, ku kanë marrë peng 10 persona.
Simbas policisë franceze, pengmarrja ka nisë qysh n’orën 06:30 të mengjesit të sotëm dhe dyshohet se bahet fjalë për nji tentativë grabitje.
Personat e marrë peng mendohet se janë punonjës të qendrës tregtare.
Simbas shtypit vendas, ka qenë nji punonjës i dyqanit, i cili ndodhet në qendrën tregtare “Quartz” që ka dergue nji sms për me leshue alarmin.