Përfundon pa marrëveshje takimi mes liderëve, Zaev dhe Gruevski nesër në Strasburg

E publikuar: 18/05/2015 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk lëvizin bisedimet pa dorëheqjen e Gruevskit, kështu që ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje konkrete takimi mes liderëve. Mësohet se Zaev dhe Gruevski nesër nisen për në Strasburg.

Ndryshe pas përfundimit të pauzës nga takimi i dytë i liderëve Gruevski, Zaev, Ahmeti dhe Thaçi, nga LSDM thonë se tani për tani nuk ka kushte për bisedime.

Nga partia e Zaevit janë të vendosur , duke shtuar se mbeten në kërkesën e tyre për dorëheqje të tërë qeverisë, dhe pastaj formimit të qeverisë kalimtare pa Nikolla Gruevskin me të cilën do të definohej korniza për dialogun.

Sipas LSDM, propozimi i Ahmetit në takimin e sotëm ka qenë si në takimin paraprak, i vendosur në formë të shkruar, me të cilën propozohet rinovim i qeverisë dhe formim i grupeve punuese me të cilat do të shqyrtoheshin kërkesat tjera të opozitës.

LSDM nuk i pranoi grupet e tilla të punës, pasi që mendojnë se nuk kanë legjitimitet politik. Për çfarë do dialogu politik, LSDM kërkon garanci për qeveri teknike.