Përfundon numërimi i votave në Obiliq: VV del e para, LDK e dyta

E publikuar: 10/02/2025 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur numërimin e votave në kuadër të zgjedhjeve parlamentare për Komunën e Obiliqit.

Nga 33 kuti votimi sa janë numëruar, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 48,61 për qind ose 6,278 vota, e dyta LDK me 23,23 për qind ose tre mijë vota, PDK e treta me 12,48 për qind të votave ose 1,612 sosh në Obiliq.

E katërta ka dalë Lista Serbe me 8.69% ose 1 mijë e 122 vota.