Përfundon numërimi edhe në Prizren, kaq vota morën Totaj e Abrashi nga ato me kusht dhe me nevoja të veçanta

E publikuar: 15/11/2025 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në komunën e Prizrenit, ka përfunduar numërimi i votave më kusht dhe atyre me nevoja të veçanta.

Artan Abrashi i VV-së prin në votat me kusht, i cili ka siguruar 59.06% të tyre apo 75 vota, derisa kryetari aktual Shaqir Totaj ka marrë 40.94% të votave apo 52 vota.

Në votat me nevoja të veçanta kryeson Totaj me 62.67% apo 47 vota, derisa Abrashi mori 37.33% të votave apo 28 vota.

Shaqir Totaj doli fituesi i rundit të dytë të zgjedhjeve lokale në këtë komunë, sipas rezultateve preliminare.