Feronikeli ka pësuar humbje në ballafaqim me Dritën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të Superligës së Kosovës të zhvilluar të dielën, raporton KosovaPress.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 20’ me golin e Mendurim Hotit, por nga ky moment mysafirtë u treguan më kërkues dhe arritën ta përmbysin rezultatin.
Fillimisht shifrat i barazoi Fazliu në minutën e 53’ dhe më pas rezultatin e përmbysi Rexha në minutën e 68’.
Dy ndeshjet tjera që po zhvillohen sot janë Ballkani – Drenica dhe Prishtina – Llapi.