Elementi Civil për Mbështetje Ushtarake i Ambasadës amerikane në Kosovë (CMSE KOS) dhe organizata joqeveritare amerikane “Fryma Amerikane”, në një ceremoni të mbajtur të premten në Paldenicë të Hanit të Elezit mbi ngritjen e murit mbajtës në shkollën fillore të fshatit, kanë shënuar përfundimin e këtij projekti të përbashkët nga ambasada dhe organizata joqeveritare, njofton ambasada në Facebook.
Vendi ku është ndërtuar muri mbajtës, është një fushë sportive e shkollës dhe të rinjëve të fshatit që rrezikohej nga erozioni nga kodrat për rreth.
Ambasa njofton se ky projekt është një hap përpara në ofrimin e ndihmë ndaj të rinjëve për një ambient më të sigurt, si dhe t’iu mundsoj mënyra për shpenzim produktiv të kohës.