Përfundon mbledhja e kryesisë së PDK-së, asnjë deklarim për media

E publikuar: 24/08/2017 09:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thirrur mbledhje të kryesisë për sot e cila ka përfunduar para pak çastesh.

Të gjithë anëtarët e Kryesisë kanë dalë nga selia qendrore e partisë pa dhënë ndonjë deklaratë për media, shkruan arbresh.info.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pati deklaruar dje se PAN nuk do të merrte pjesë në seancën e sotme mirëpo burime të arbresh.info kanë thënë se PAN do të jetë sot i pranishëm në seancë mirëpo do të kërkoj shtyrjen e saj./arbresh.info/

21104114_941885409285369_1898540243_o