Përfundon intervistimi i gruas së Milan Radojiçiqit, policia e lë të lirë

E publikuar: 06/06/2024 17:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se ka përfunduar intervistimi i gruas së Milan Radojiçiqit.

“Po, intervista me këtë person ka përfunduar dhe më pas është liruar”, ka thënë shkurt Veton Elshani për KoSSev.

Elshani më herët kishte treguar se gruaja e Radojiçiq është intervistuar në prani të avokatit të saj nga Krimet Ekonomike.

“Konfirmojmë se në Mitrovicë Veri është duke u intervistuar ky person në prani të avokatit, me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, ka deklaruar Elshani për Express.