Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të dytë në rastin e Salih Mustafës në Hagë, më 4 tetor paraqitet dëshmitari i tretë

E publikuar: 27/09/2021 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dëshmitari i dytë i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër Salih Mustafës ka thënë gjatë se periudhës së luftës ka njohur edhe një person tjetër me emrin Salih, përveç Salih Mustafës, por mbiemrin e tij ka theksuar se nuk e mban mend. Sipas tij, të dy ishin pjesë e Brigadës 153.

Dëshmia e tij është dëgjuar edhe sot në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku ai i është i përgjigjur pyetjeve të avokatit mbrojtës e më pastaj edhe pyetjeve nga trupi gjykues dhe pyetjeve plotësuese të prokurorit.

Dëshmitari, duke iu përgjigjur avokatit Julius Von Bone, ka thënë se gjatë luftës ka njohur dy persona me emrin Salih.

Avokati Von Bone: A e di që ka ndonjë person në atë brigadë me emrin Salih?

Dëshmitari: Kanë qenë dy Salih…njërit Salih, mbiemrin nuk ia di.

Avokati Von Bone: Ky personi tjetër ku ishte i vendosur ?

Dëshmitari: Ka mundur me qenë herë në bazë, herë në pika të caktuara, herë në bazë të skifterëve, herë të baza e Karadakut, herë në Llap, ka pasur lëvizje.

Avokati Von Bone: Ky Salihu, çfarë detyre i kishin ngarkuar këtij, nëse e di. E ke takuar personalisht ti këtë?

Dëshmitari: E kam takuar kur kemi ndejt.

Avokati Von Bone: Për çfarë ke diskutuar me të, profesionale apo lidhur me pozicionet tuaja

Dëshmitari: Në mënyrë të thjeshtë, jo diçka, në kuptimin ushtarak jo nuk kam diskutuar asgjë me të.

Avokati Von Bone: E di cilin ka pasur epror ai?

nga TaboolaRekomanduar
Mund t’ju interesojnë
The Most Beautiful Beaches in the World
TripOnMag.com
This Is Why You Should Wash Your Hair With Cola
Little-Tricks.com
The World’s Smartest Dogs (2021 Update)
Genius-Story.com
Online Jobs in the USA May Pay More Than You Think
Jobs Online
Dëshmitari: Ma merr mendja që eprorët i ka pasur të Brigadës 153, ashtu mendoj që ashtu ka qenë, tash nuk e di.

Avokati Von Bone: Nëse takoheshe me të, ku takoheshe mund të na thuash në ç’vend

Dëshmitari: Kam lëvizë, ai ka lëvizë, jam takuar ndonjë odë, konak, ku kemi qenë me qytetarë, jemi takuar e kam parë, e di që ka qenë, e kam njohur si figurë që ka qenë aty.

Avokati i Salih Mustafës, Julios Von Bone e ka pyetur dëshmitarin W04600 nëse në policinë ushtarake ka qenë ndonjë person me mbiemrin Metolli, por ai ka thënë se nuk i kujtohet diçka e tillë.

Avokati Von Bone: A të kujtohet nëse ka pasur ndonjë punonjës të policisë ushtarake me mjekër?

Dëshmitari: Jo nuk më kujtohet.

Avokati Von Bone: A e njeh një person me emrin Culla

Dëshmitari: Culla, po.

Avokati Von Bone: Kush ishte?

Dëshmitari: Pseudonimin e ka pasur Culla

Avokati Von Bone: Po emrin e vërtetë si e kishte?

Dëshmitari: Enver Krasniqi

Avokati Von Bone: Çfarë pozite mbante, nga e njeh, nga ke dëgjuar për të?

Dëshmitari: E njoh prej kur ka ardhur si ushtar në brigadë në Zllashë atje e njoh, përpara nuk e kam njohur.

Avokati Von Bone: Si ushtar ku ishte i vendosur ai?

Dëshmitari: Ka qenë në brigadë 153, në Zllashë.

Tutje, avokati Von Bone ka pyetur dëshmitarin për Rrahman Dinin dhe raportet që i ka pasur me të, për çka dëshmitari ka thënë se Dini ishte shef i brigadës.