​Përfundon bastisja në vendbanimin e Fatmir Shehollit

E publikuar: 09/10/2025 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjen në vendbanimin e Fatmir Shehollit, i arrestuar sot nën dyshimet për spinuazh.

Arrestimi i Shehollit u bë nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë.

Prokuroria tha më herët sot se janë zhvilluar hetime disa mujore, ndërkaq Sheholli është arrestuar sot, më 9 tetor në rajonin e Prishtinës nga hetuesit policorë të Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në Policinë e Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ai është ndaluar për 48 orë dhe bastisjet janë kryer me qëllim të sigurimit të provave të tjera materiale.

Për arrestimin e Shehollit shkroi sot ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha ai./Kp