Kate Oven nga Londra, e ka kryer me sukses sfidën e ngrënies së hamburgerit gjigant me nëntë qofte, që peshon afro një kilogram e gjysmë.
Varësisht nga apetiti, disa mund t’i hanë disa hamburgerë pa u ngritur nga tavolina, por të tjerë nuk mund ta përfundojnë as një të vetëm, transmeton Telegrafi.
Dallimin e bën blogerja e njohur angleze, që është kthyer kësaj radhe me një sfidë, që e përfundoi për 22 minuta.
“Më duket se ushqimi po më del prej faqeve”, ka thënë Oven, derisa e kishte mjaft të vështirë ta përfundonte të gjithë atë ushqim. /Telegrafi/
Shikojeni videon