Një makinë ka marrë flakë në ecje, në aksin që lidh qytetin e Fierit me autostradën Fier-Tiranë.
Sipas burimeve mësohet se drejtuesi i automjetit tip “Mercedes Benz” ka ndaluar makinën dhe ka njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili më pas ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga zjarri ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.