Lionel Messi shfaqi një performancë të jashtëzakonshme mbrëmjen e së martës.
Barcelona mori hakun e eliminimit sezonin e kaluar nga Liga e Kampionëve në duart e Juventusit në ndeshjen e mbrëmjes të së martës në Camp Nou, ku ata regjistruan fitore me rezultat 3 me 0, transmeton portali arbresh.info.
Lionel Messi duke festuar golin së bashku me Luis Suarezin dhe Ousmane Dembelen
Superylli i gjigantit katalunas Lionel Messi ka shfaqur një performancë të shkëlqyer duke i siguruar tri pikë mjaftë të rëndësishme skuadrës së tij në fillimin e sezonit 2017/18 të Ligës së Kampionëve.
Reprezentuesi argjentinas shënoi dy herë gjatë paraqitjes së tij mbresëlënëse që mund ta shikoni në videon më poshtë.
https://youtu.be/09U2kQQN3T4



















