Performanca e Dua Lipës në Texas mblodhi mijëra fansa të saj

E publikuar: 06/06/2018 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Turneun e saj e ka filluar në vende të ndryshme të botës.
Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e cila ka shkëlqyer me performancat e saj.

Mbrëmë ishte e pranishme në Texas, ku duket një pamje e mrekullueshme me mijëra njerëz në bazë të publikimit që ka bërë në llogarinë Instagram.

“Faleminderit Texas, 05.06,2018”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, ditë më parë bëri bujë të madhe koncerti i saj në Rusi, ku gjatë performancës ia hodhën në skenë flamurin rus e që veprimi i Duas mahniti.

Këngëtarja Lipa, do jetë në Kosovë me 10 gusht, biletat e këtij eventi do dalin së shpejti në shitje.