Përfaqësuesit zyrtarë të Rusisë dhe Bjellorusisë nuk janë të ftuar në ceremonitë e ardhshme në ish-kampin nazist të përqendrimit në Buchenwald, Gjermani, kanë thënë organizatorët.
Ceremonia, më 10 prill, do të shënojë 77 vjet nga çlirimi i kampit.
Fondacioni Buchenwald dhe Mittelbau-Dora Memorials tha se në vend të tyre do të ftohen përfaqësues të “shoqërisë civile” ruse dhe ukrainase.
Boris Romantschenko, një i mbijetuar i kampit, i cili u vra në shtëpinë e tij në Kharkiv më 18 mars, do të marrë një nderim të veçantë gjatë përkujtimit.
Romantschenko kishte bërë thirrje për një “botë të paqes dhe lirisë” në ceremoninë e çlirimit të Buchenwaldit në vitin 2015.
Fondacioni pretendon se janë rreth 42 mijë të mbijetuar të krimeve naziste që jetojnë në Ukrainë.

















