Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës për herë të parë janë pritur në hapësirat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Sot, bashkë me delegacionin nga Lugina e Preshevës u pritëm në Zyrën e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së nga James Turpin, Drejtor për Paqe të Qëndrueshme, me të cilin u dakorduam që çështja e të drejtave të shqiptarëve etnikë në Luginë do adresohet në të gjitha mekanizmat përkatëse të OKB-së! Kjo është edhe një goditje e radhës për propagandën e Beogradit pas brifingut dhe takimeve të nivelit më të lartë që kishim në Senatin e Kongresin e SHBA-ve në Ëashington, DC”.
Kujtojmë se ky takim është realizuar si rezultat i letrës së Bislimit dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-se, Guterres, për Luginën, më 24 tetor 2022, në 77 vjetorin e OKB-së, dhe përkrahjes së Misionit Permanent të Shqipërisë pranë OKB-së në Nju-Jork!