Aty po marrin pjesë anëtarë të këtij komuniteti dhe përkrahës të tyre. Bashkë me pjesëtarët tjerë po marrin pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, raporton Indeksonline.


Ndryshe, pjesëtarët e LGBTI-së po bartin në duar edhe pankarta ku po kërkojnë respektin për ta.
“Ai është Ajo dhe Ajo është Njeri”, “Mos shiko vetëm bardhë e zi, bota ka shumë ngjyra”, shkruan në pankartat e tyre.
Më poshtë iu sjellim pamje të kësaj parade.




















