Perez: Benitez nuk do të largohet nga Reali

E publikuar: 18/12/2015 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Rafael Benitez te Jose Mourinho, presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, i fituar në emisionin “El Larguero” në Cadena Ser foli gjerë e gjatë për aktualitetin madrilen dhe jo vetëm.

Cështja që shqetëson më shumë në shtëpinë e Los Blancos është ajo që ka të bëjë me trajnerin. Kohët e fundit po flitet shumë për një shkarkim të Benitez me Zidane që mund të jetë pasuesi i tij, por nuk ishte i këtij mendimi presidenti i Realit, i cili konifrmoi spanjollin në stolin e klubit merengues.

“A do të zëvendësohet Benitez me Zidanen? Nuk do të jetë kështu, edhe pse në media po aludohet shumë për dicka të tillë. Benitez nuk është një problem për ne. Për mendimin tim ai është zgjidhja e të gjitha problemeve që kemi. Unë personalisht e vlerësoj shumë Zidanen, ai ka shumë dëshirë për tu bërë trajneri i Realit por ky nuk është momenti i duhur”.

Me largimin e Jose Mourinhos, nga stoli i Chelsea-it në Spanjë ka nisur të flitet për një rikthim të mundëshëm të portugezi te Realit. I pyetur për këtë temë Perez la gjithcka të hapur gjithmonë duke iu referuar të ardhmes.

“E ardhmja nuk mund të parashikohet asnjëherë, por për momentin dicka të tillë nuk ka asnjë shans të ndodhë. Ne kemi në drejtim një trajner shumë të mirë dhe besojmë verbërisht te Rafael Benitez. Mourinho? Kam kujtime të mira në lidhje me të, kur portugezi erdhi te ne ndodheshim në vendin e 13-të në renditjen e Uefas për klube ndërsa me të në krye u ngjitëm në vendin e parë. Mbërritëm në tre raste deri në gjysmëfinalet e Championsit dhe nuk e arritëm finalen vetëm për cështje fati”.

Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Robert Lewandowski, një mendim i Perez-it shkoi edhe për ata të tre.

“Cristiano? Mendoj se do të qëndrojë te Reali pasi portugezi është i lumtur këtu. Bale është një lojtar i shkëlqyer dhe jam i bindur se shumë shpejtë do të rikthehet në nivelin e tij më të mirë. Përsa i përket Lewandowskit ai është një lojtar i Bayernit. Prania e menaxherit të tij në Bernabeu nuk do të thotë asgjë”.