Zyrtarët shëndetësorë në Bilbao të Spanjës iu kanë shpërndarë përdoruesve të drogës një kartelë, me të cilën do të ndanin si duhet substancën që konsumojnë.
Plastika që ka përmasa të kartelës së bankës, është kritikuar dhe kundërshtuar ashpër, meqenëse u konsiderua se promovon përdorimin e substancave të ndaluara, transmeton Telegrafi.
“Krijoni linja si duhet dhe perfektë” si dhe “po që se nuk ndahet si duhet, mund t’ju dëmtojë hundën” janë shënimet e vendosura.
Nuk mungojnë as paralajmërimet, se kokaina duhet të shpërndahet në tabaka të pastra, të mos përdoren paratë për konsum se janë të papastra dhe të shmanget konsumi bashkë me dikë tjetër.
Megjithëse kishte kritika të shumta, krijuesit kanë thënë se i është shpërndarë vetëm një grupi të caktuar dhe ka për qëllim edukimin.
“Parandalimi është i pamundshëm, andaj më mirë të edukojmë si duhet vepruar, që të mos kenë probleme shtesë. Pas përfundimit të projektit, do t’i heqim nga përdorimi” është thënë në raport. /Telegrafi/