Përditësohen rezultatet: VV e para me 40.89%, PDK e dyta me 22.06% dhe LDK e treta me 17.62%

E publikuar: 11/02/2025 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje prin me 40.89 për qind të votave pas numërimit të 97.37 për qind të votave, apo 2 mijë e 517 kutive nga 2 mijë e 533 kuti sa janë gjithësej, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përditësuara në ora 16:32.

Aktualisht edhe për 16 vendvotime s’dihen rezultatet.

Deri tani, PDK renditet e dyta me 22.06%, LDK e treta me 17.62%, kurse AAK 7.46%.

Ndërsa Koalicioni Lista për Familje ka marrë 2.29%.