Kryesore

Përdhunoi të bijën 15 vjeçe, dëshmia e babait: I vendosa dorën në sup, më pas s’e di si ndodhi

23.08.2016 08:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Përdhunoi të bijën 15 vjeçe, dëshmia e babait: I vendosa dorën në sup, më pas s’e di si ndodhi

Dje Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Guri Përgjegjit, i cili akuzohet se të enjten që shkoi ka përdhunuar në pyllin e fshatit vajzën e tij 15-vjeçare.
46-vjeçari nuk ka pranuar në asnjë moment se ka abuzuar seksualisht me të bijën. Gjatë marrjes në pyetje pas arrestimit, 46-vjeçari është “rrëfyer” në lidhje me këtë ngjarje që tronditi banorët e zonës dhe jo vetëm. Sipas “Gazeta Shqiptare” Guri Përgjegji ka pohuar se të enjten (ditën që ka ndodhur ngjarja) ka qenë së bashku me vajzën e tij, E.P. në qytetin e Peshkopisë për të shitur bimë medicinale dhe se gjatë kthimit për në banesë i ka vendosur të bijës dorën në qafë. Ndërsa, disa prej pyetjeve që i janë bërë gjatë dëshmisë, ai është përgjigjur: “Nuk kam çfarë të them”.

Dëshmia e vajzës: Babai më hoqi rrobat dhe më përdhunoi, bërtita, por..
“Mëngjesin e së enjtes, unë dhe vajza shkuam në qytetin e Peshkopisë për të shitur bimët medicinale që kishim mbledhur më parë. Pasi mbaruam punë, u nisëm për në fshat me furgonin e linjës. Nga makina zbritëm jo në vendin ku zbrisnim zakonisht, por diku tjetër. Unë doja që të mos humbnim kohë dhe i thashë sime bije që të ecnim nëpër pyll, pasi rruga që na çonte në shtëpi ishte më e shkurtër. Në një moment, unë i vura dorën asaj në qafë. Kaq, asgjë tjetër”, është shprehur paraprakisht Guri Përgjegji. I pyetur në lidhje me pretendimin e bashkëshortes, se ai e kishte ngacmuar seksualisht vajzën edhe më parë dhe se për këtë ishin konfliktuar rreth 20 ditë para ngjarjes, Guri Përgjegji ka thënë: “Po, kemi bërë fjalë. Gruaja ime më tha se çfarë po ndodh në shtëpinë tonë. Ka diçka mes teje dhe vajzës. Unë ia ktheva se nuk ka asgjë dhe se nuk e shoh time bijë me atë sy”.

Pyetjes se si arrite ta përdhunoje vajzën tënde, 46-vjeçari është përgjigjur: “Nuk e di as vetë. Nuk e di sesi ndodhi përdhunimi”. I pyetur nëse 15-vjeçarja ishte gjaku i tij, pra vajza e tij, Guri Përgjegji është shprehur: “Nuk di çfarë të them…”. Ndërsa, pyetjes se nga analizat që i janë bërë vajzës dhe vetë atij ka rezultuar se e bija është abuzuar seksualisht nga ai, 46-vjeçari sërish i është përgjigjur se: “Nuk di çfarë të them as për këtë”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje