Cassie nga Skocia, tani 32 vjeçare, kishte punuar si një vajzë e saunave dhe prostitutë qysh nga mosha 17 vjeçare.
Ajo ka treguar se si femrat trajtohen si sllave nga mafiozët, si dhe përdhunohen e mbesin në jetën e drogës e prostitucionit.
Sipas Daily Record, Cassie kishte treguar se si mafiozët i kishin si ‘pronë’ të tyre femrat e huaja duke ua vjedhur atyre pasaportat, dhe shpeshherë ato mbetnin shtatzënë apo edhe infektoheshin me sëmundje seksualisht të transmetueshme, transmeton lajmi.net.
Ajo gjithashtu kishte treguar se dhuna e përdhunimi janë dukuri të zakonshme, dhe se vajzat ‘zhdukeshin’ papritmas.
Kur ajo ishte adoleshente ajo kishte kërkuar punë në Edinburgh, ku kishte menduar se do të paloste peshqirë dhe do t’i përgjigjej thirrjeve telefonike, mirëpo kishte përfunduar duke punuar si prostitutë për 200 funte në ditë, raporton lajmi.net.
Ajo tregon se 14 femra bënin punë me orar prej 12 orëve.
“Oraret ishin prej 10-ve në mëngjes deri në 11 në mbrëmje.
Pas çdo klienti t’i duhej të laheshe për 5-10min, quhej ‘tush i kurvave’”, ka rrëfyer ajo, transmeton lajmi.net.
Ajo tregon se tronditej nga pamja e klientëve, duke thënë se ndonjë nga ta mund të kishte qenë babai apo axha i saj, transmeton lajmi.net.
Cassie pranon se është rrahur disa herë nga plot klientë, si dhe është dhunuar nga 3 klientë tjerë.
“Ata nuk pranojnë të ju thuash jo, ata të mbajnë poshtë dhe të bëjnë çfarëdo që duan. Shumë vajza zhduken, dhe nëse punoni në industri të seksit e zhdukeni, atëherë askujt nuk ia ndien”, tregon ajo.
Ajo thotë se për tu larguar nga Edinburgh duhesh të paguash një shumë të madhe të parave.
Ajo e ka blerë lirinë e saj, dhe thotë se shefi i saj ende e ndjek atë. /lajmi.net/