Përbindëshi i njohur me emrin Loch Ness është parë i gjallë dhe shëndoshë… por jo në Skoci – në Shqipëri, shkruan Mirror.
Videoja e publikuar më poshtë, shfaqin momentin kur kjo “krijesë” shfaqet në bregdetin shqiptar, transmeton Telegrafi.
Një krijesë e ngjashme është filmuar edhe në liqenin e madh të Prespës, i cili ndahet nga Shqipëria, Maqedonia e Greqia.
Në video shihet koka dhe qafa e gjatë e kësaj krijese duke dalur nga uji, ndërsa këto pamje janë duke bërë xhiro në mediat britanike. Madje disa po pyesin nëse Nessie mund të ketë ardhur për pushime dimërore.
Ky përbindësh raportohet se ishte shfaqur pesë vite më parë në pjesën greke të liqenit afër fshatit Nivica.
Këto pamje kanë nxitur një grup gazetarësh dhe hulumtuesish të udhëhequr nga profesori i gjeografisë Sima Jonoski, që të marrin rrugë drejt këtij liqeni.
Megjithatë, ata nuk kanë arritur të gjejnë ndonjë gjurmë të këtij përbindëshi në zonën ku është filmuar.
Shumë banorë të kësaj zone të Shqipërisë besojnë në legjendën e përbindëshit të liqenit, derisa ka edhe prej atyre që mendojnë se thjesht bëhej fjalë për një peshkaqen gjigant. /Telegrafi/