Përbërja e re e Kuvendit Komunal në Gjakovë, AAK merr primatin

E publikuar: 09/11/2017 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvende Komunale.

Në Gjakovë primatin me asambleistët më të votuar mban Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ishte edhe më e votuara prej partive në zgjedhjet lokale.

Më i votuari nga asambleistët është Flamur Fetahu me 582 vota, Haxhi Sejdiu më 577 votë, Nik Hiseni 566 vota, Jusuf Osmani 550 vota, Shaban Luma 531 e të tjerë.