Shumë prej nesh i caktojnë vetës një veprim të cilin vendosin që ta marrin gjatë Vitit të Ri, ndoshta për ta lënë cigaren, për të pirë më pak alkool, ose duke i thirrur më shumë prindërit tanë.
Megjithatë, përcjell Telegrafi, me kalimin e kohës, këto plane të mira shpesh “harrohen”.
Sidoqoftë, nëse keni nevojë për një frymëzim për Vitin e Ri 2018, atëherë shikoni më tej se si janë bërë Lexi Reed nga Terre Haute, Indiana dhe bashkëshorti i saj Danny.
Në janar 2016, Lexi peshonte 220kg dhe Danny 127kg – pesha më e madhe që të dy kishin pasur. Dhe çifti morën një vendim, që të bien në peshë.
Siç thuhet më tej, ata nuk kishin reduktuar drastikisht ushqimin, as nuk kishin angazhuar ndonjë trajner personal dhe kalimi përmes kirurgjisë nuk ishte një opsion.
Dhe jo pas gati dy vitesh, transformimi është frymëzues dhe i pabesueshëm.
Lexi shkruante në Instagram: “Ne nuk kishim një plan vaktesh, operacion, trajner personal, por ajo që bëmë ishte njëri-tjetri dhe motivimi brenda për të punuar fort çdo ditë”. /Telegrafi/