Për vitin 2017 nuk është parashikuar vendosja e pagesës për asnjë aks rrugor shqiptar

E publikuar: 08/12/2016 07:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Transporteve e Shqipërisë ka njoftuar, të mërkurën, se gjatë vitit 2017 nuk është parashikuar vendosja e pagesës për asnjë aks rrugor, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë, ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj, tha të njëjtën ditë para Komisionit të ekonomisë e financave të Parlamentit të Shqipërisë, se shteti shqiptar nuk paguan për vitin 2017 asnjë lek për Rrugën e Kombit, sepse atë do ta mirëmbajë koncesionari. Në anën tjetër, Ministria e Transporteve në Shqipëri nuk ka parashikuar asnjë lek as për trafikun e munguar në Rrugën e Kombit sipas kontratës me kompaninë koncesionare.