Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i procesit të prokurimit për mirëmbajtjen e rrugëve”.
Ky raport përmban informata lidhur me proceset e prokurimit dhe sa është arritur qëllimi për mirëmbajtjen e rrugëve, transmeton Koha.net.
Gjatë periudhës kohore 2013 -2015, institucionet publike në nivel kombëtar, kishin shpenzuar mbi 31 milion euro për mirëmbajtje të rrugëve.
Auditimi është fokusuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Komunën e Prishtinës, si shpenzuesit më të mëdhenj për mirëmbajtje të rrugëve në nivel kombëtar.