Për tri ditë në Emergjencë kërkuan ndihmë mjekësore 560 qytetarë

E publikuar: 04/04/2022 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka trajtuar qindra pacientë në tri ditët e fundit të javës së shkuar.SHSKUK thotë se bazuar në të dhënat për datat 1, 2 dhe 3 prill 2022, aty kanë kërkuar trajtim mjekësor 560 qytetarë.

“Në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) kanë marrë shërbime mjekësore 126 pacientë.Te 113 persona janë kryer intervenime kirurgjike, ndërsa 179 të tjerë janë trajtuar si raste internistike.Në Dhomën e Shërbimit Ortopedik, ndërkaq, për tri ditë janë trajtuar 104 pacientë.

Si pasojë e aksidenteve në komunikacion, ndihmë mjekësore kanë kërkuar, sipas raportit të punës, 35 persona, ndërkohë”, thuhet në njoftim.