Për tre muaj, VV shpenzoi afër 1.8 milionë euro

E publikuar: 24/04/2025 19:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka publikuar raportet financiare për tremujorin e tretë të vitit 2025 për partitë politike në Kosovë.

Sipas raporteve të publikuara nga KQZ-ja, për shpenzime nga muaji janar deri në mars 2025 prin Lëvizja Vetëvendosje.

Gjatë kësaj periudhe, kjo parti për paga të punëtorëve, shpenzime për udhëtime, lëndë djegëse, rrymë, dreka…etj, ka shpenzuar mbi 1 milion e 734 mijë euro.