Për tenderin që Isa Mustafa ia dha djalit njoftojnë edhe mediat e botës

E publikuar: 25/08/2015 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia e lajmeve Reuters e ka shpërndarë nëpër botë lajmin e publikuar dje se kompania e djalit të Kryeministrit Mustafa, Besnikut, është përzgjedhur për t’ia bërë servisin veturës zyrtare qeveritare.

Reuters njofton se si Mustafa kishte ardhur në pushtet vitin e kaluar duke premtuar c’rrënjosjen e korrupsionit që po e mbytë vendin që nga viti 1999 kur Kosova u shkëput nga Serbia.

Mustafa ka reaguar me nervozë pas publikimit të lajmit në media me një fjalor që nuk i ka hije një kryeministri duke thënë se raportimi për diçka të tillë është “budallëllëk”. Këtu mund ta lexoni të plotë artikullin e Reuters të Gazetarit Fatos Bytyçi.