Kuvendi i Kosovës sot në ora 11:00, mban seancë të jashtëzakonshme pasi Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar për heqjen e tarifës 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, raporton Infosot.
Në këtë seancë pritet të ketë debat të ashpër në Parlament, ndërmjet pozitës dhe opozitë.
Por, në seancën e sotshme pritet të shihet edhe reagimi zyrtar i Lidhjes Demokratike, se a do ta përkrah Kryeministrin Kurti rreth propozimit të tij për taksën, apo atë të zyrtarëve ndërkombëtar që po kërkojnë me ngul se kjo tarifë duhet të largohet pa kushte.