Një shtëpi e parafabrikuar e cila mund të jetë gati për vetëm gjashtë orë dhe kushton më pak se 29,000 euro mund të jetë e ardhmja e strehimit dhe zhvendosjes.
Kjo shtëpi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, mund të zhvendoset sipas nevojës edhe pasi të jetë ndërtuar.
Pas kësaj risie të pabesueshme të quajtur M.A.Di Home është një kompani nga Italia, dhe krijuesi i saj është arkitekti i njohur Renato Vidal.
Siç thuhet më tej, mjafton që vetëm tre vetë të ndërtojnë një shtëpi të tillë të bukur dhe për këtë nuk kanë nevojë më shumë se 6-7 orë.
Në varësi të madhësisë që ju dëshironi, çmimi varion midis 29,000 për një shtëpi prej 27 metra katrorë për 62.000 euro për 84 metra katrorë.
Çfarë e bënë më të veçantë këtë shtëpi është edhe fakti se ajo është rezistente edhe ndaj tërmetit.
Është e rëndësishme të theksohet se shtëpitë e tilla mund të ndërtohen në çdo vend pa pasur nevojë për ndërtimin e bazave të betonit.
Modelet baze përfshijnë banjo të pajisura, kuzhinë dhe instalimet teknike. /Telegrafi/