Telenovela për themelimin e Gjykatës Speciale po shkon drejt fundit. Përfaqësuesit e partive në pushtet, janë te bindur se i kanë numrat e nevojshëm në Kuvend që të kalojnë edhe amendamentet Kushtetuese edhe Ligjin për Dhomat e Specializuar.
Televizioni Rrokum një ditë ma parë ka raportuar se tashmë edhe zërat kundër kësaj gjykate në PDK janë pakuar, prej 15 deputetëve sa ishin kundër, tash kanë mbet vetëm 4 që nuk po binden ta japin votën pro.
I bindur se Kuvendi do ta përmbyllë telenovelën për themelimin e gjykatës që do t’i gjykoi krimet e supozuese te UÇK-së, është edhe deputeti i PDK-së Zenun Pajaziti.
Ai madje, ju ka çue selam deputetëve që t’i lënë anash interesat dhe ta përmbyllin këtë proces.
Edhe deputeti i LDK-së, Adem Salihaj u kërkon kolegëve te tij me i thanë po Speciales, duke i kritikuar edhe ata që janë kundër.
https://youtu.be/XKSaw3Qi6Y4