Nga Daut Haradinaj
Në një mëngjes të hershëm të vitit të 99-ës,saktësisht me 1 Maj, në qendër të fshatit Maznik, Agimi me shok po kërkonte miratimin për të dal në teren, i veshur me uniformën armike, dhe me plot energji në detyrat specifike që kryente policia ushtarake, e bonte Agimin të veçantë në krye të kësaj njësie.
Duke i kuptuar vështirësitë e mundshme që mundeshin t’ju dilnin përpara këtyre djemve (zhelave) ju refuzoj që të dalin jashtë zonës së kontrolluar nga Brigada, por pavarësisht kësaj ata e bën të vetën.
Isha tepër i lodhur pasi pothuajse kisha plot tre javë luftë, humbje të shumta të shokëve nga të gjitha anët, sapo ishim kthyer nga depërtimi i të plagosurve në Istog, rrugës kishim ra në prita të shumta e ku Agimi me shokë po më rrinte pothuajse tërë kohën tek koka, (janë të panumërta rastet ku Agimi ma shpëtoj jetën), kishim shumë gjakderdhje por ma e vështira ishte vrasja e Shkëlzenit, Fatmirit, Luanit dhe Hasimit e që për shokët e mi ishte goditje e madhe.
Përpjekja dhe sugjerimi i Ramushit ishte që me çdo kusht të ruheshin vijat e frontit, pasi brenda zonës kishim shumë të plagosur dhe kjo na detyronte që të jemi edhe ma të vendosur.
Në atë mëngjes pasi i kontrollova pikat në tërë zonën, e takova zëvendës Komandantin Besimin, i thash po flejë pak se jam i dërrmuar, Naimi si shef i shtabit ishte nisur me një grup për ta shpëtuar Luanin e plagosur e që pas një rruge të gjatë e të mundimshme Luani kishte ndërruar jetë, por s’kishte si të flihej nga granatimi i pa ndërprerë.
Shkova te oda e Ganisë dhe aty ishin bashkë të gjithë lidershipi i zonës bashkë me Ramushin duke ngrënë drekë dhe duke bërë humor të mirë dhe të këndshëm, ju bashkova në sofër dhe pothuajse at fotografi e kam në mendje edhe sot kur në korridor i shohë disa luftëtar që pëshpëritshin diçka, pa me tregu e kam ditë se diçka i ndodhi Agimit.
Kam dal shpejt dhe me treguan se Agimi ka renë dëshmor, të gjithë ishin të mërzitur pa masë, ndoshta më shumti isha unë se kishim rrugëtuar gjatë së bashku, që nga mosha 5 vjeqare e deri në atë ditë ishim bashkë, e atë ditë ishte ndarja e fundit me të.
Aty doli Ramushi dhe si zakonisht në raste të rënda ai e gjen fuqinë dhe forcën që të jep kurajo dhe na u drejtua me fjalët, Agimi po ju bashkohet burrave të mëdhenj, prandaj mos e koritni, varroseni krahë Shkëlzenit dhe shokëve të tij. Kemi luftë hala.
Dhe ashtu ndodhi.
E varrosëm krah burrave të mëdhenj. Lufta vazhdoj edhe më e përgjakshme deri sa u larguan nga Kosova ata që e kishin poshtëruar këtë vend për 100 vite.
Pikat dhe vijat e frontit nuk u thyen për as një moment. Sot Agimi së bashku me 85 dëshmor e nderon kombin tonë në varrezat e Gllogjanit.
Një ditë e Agimit sa nje shekull i dikujt.