Për shlyerje borxhi ndaj kompanive publike ndalet edhe pensioni (Video)

E publikuar: 04/05/2015 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hyrja në fuqi e Ligjit për përmbaruesit privatë ka vënë në hall shumë familje, të cilat jetojnë me ndihmë nga shteti.

Si çdo fillimmuaji, Xhemajl Veseli shkoi ta tërheqë pensionin e tij invalidor në njërën nga bankat e qytetit, por kthehet duarbosh. 75 eurot e pensionit të tij janë bllokuar për t’u shlyer borxhi ndaj KEDS’it që arrin 348 euro, raporton KTV.

Pas kësaj, Veseli ua ka mësyrë dyerve të KEDS’it, por aty nuk iu përgjigj askush.

Kohavisioni ka kontaktuar me zëdhënësin e KEDS’it, Guri Shkodra, për të pyetur nëse është e mundur që borxhet e rasteve sociale të mos dërgohen të përmbaruesit. Por përgjigja që ka marrë ka qenë që të gjithë borxhlinjtë, pa marrë parasysh, delegohen tek përmbaruesit privatë.


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/per-shlyerje-borxhi-ndaj-kompanive-publike-ndalet-edhe-pensioni-video-98603/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright