Për shkak të një gabimi, punëtori australian pranon pagën 100 herë më të madhe sesa që është dashur ta marr

E publikuar: 29/08/2018 09:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një punëtor në Australi ka pranuar pagën 100 herë më të madhe se atë që është dashur ta merr, pasi që pika dhe presjet ishin vendosur në vendin e gabuar.

Ky punëtor është dashur të marrë 4.921,76 dollarë australianë, por në llogarinë e tij i ka gjetur 492.176, transmeton Telegrafi.

Këtë gabim e ka zbuluar shërbimi financiar në Australi dhe ka njoftuar se bëhet fjalë për një gabim të shkaktuar nga faktori njeri. Ndërkaq, punëtorit i janë marrë paratë e tepërta që janë derdhur në llogarinë e tij.

Ky është vetëm një nga 743 rastet e ngjashme, sa i përket gabimeve në paga që janë bërë në Australi nga gushti i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti.