Grupi terrorist ISIS e ka detyruar një skllave seksi që të operohet 20 herë për të rikthyer ‘virgjërinë’.
Ajo ishte martuar me 20 luftëtarë dhe për secilin prej tyre duhej të ishte e virgjër.
Zainab Bangura, e dërguar speciale për dhunën seksuale në konflikt, tha se ka intervistuar qindra viktima të abuzimit seksual në regjion.
Tha se ISIS detyron femrat të zhvishen dhe kështu ato kategorizohen për tregti seksuale.
“ISIS e ka institucionalizuar dhunën seksuale dhe brutalitetin ndaj femrave si një aspekt qendror i ideologjisë dhe operacioneve të tyre”, tha ajo.