S’ka shumë kohë që ka hyrë në tregun muzikor dhe shumë shpejt u bë emër i njohur për publikun.
Bëhet fjalë për këngëtaren Rina Balaj e cila është rep artistja më e re në tregun muzikor.
Që nga paraqitja e saj e parë skenike çdo lëvizje e saj është përcjellur me mjaft kuriozitet nga mediat, e sidomos kur bëhej fjalë për rivalitetin e saj me rep artisten tjetër Taynën.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, pothuajse çdo veprim ajo e ndan me ndjekësit e saj.
E këta të fundit shpesh herë e kanë ironizuar në komente ,veçanërisht në ato raste kur në foto Rina kishte harruar ta bëj tag menaxherin e saj Met Elshanin , e ata ia kanë përkujtuar.
Por, siç duket Rina tashmë është mbushur mend , nuk lë foto pa i përmendur emrin e tij, madje shpesh poston edhe foto duke e falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë asaj.
Jo pak artista kanë marrë hapat e parë të karrierës së tyre te menaxheri i Rinës, Met Elshani apo i ashtuquajturi “më i qarti në shqiptari”
Kujtojmë që Rina hiq më larg se dje lansoi projektin e saj të ri muzikor “Ilegal”./Kosovarja/.