Në vitin 2022, 4 mijë e 790 persona kanë hequr dorë nga shtetësia kosovarë, derisa një të drejtë të tillë e kanë fituar 587 persona.
Ministria e Punëve të Brendshme, në një përgjigje për Gazetën Express, ka treguar arsyet që i shtynë kosovarët të heqin dorë nga shtetësia.
Sipas tyre, arsyeja kryesore është ndalimi i dyshtetësisë në shumë vende në Bashkimin Evropian.
“Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, duke pas parasysh që një numër i madhe i shtetasve tonë jetojnë tashme me vite në këto shtete e një numër i madhe edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj kanë fituar të drejtën e Fitimit të Shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi. Pra, arsyeja kryesore është ndalimi dy shtetësisë në shume vende”, thuhet në përgjigjen e MPB-së .