Për një trup si të Kim Kardashian, ja sa orë duhet të qëndroni në palestër

E publikuar: 15/05/2018 00:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse nuk publikon shumë foto nga palestra si motra e saj Khloe, Kim i kushton shumë kohë mbajtjes së trupit në formë.

“Pavarësisht agjendës së saj shumë të ngarkuar, ajo është shumë e gatshme që kur ka kohë të lirë të punojë për trupin e saj”, është shprehur instruktorja e palestrës së Kimit, Melissa Alcantara.

Ajo ka treguar gjithashtu se Kim pëlqen që të bëjë sa më shumë ushtrime për këmbët, pasi kjo është pjesa e trupit, që ajo kërkon të përmirësojë. Melissa është shprehur për revistën“WomansHealthMag”, se Kim frekuenton palestrën dy herë në javë, dhe bën ushtrime 1 orë e gjysmë, ose 1 orë e 45 minuta.