Lajmet

Për një muaj, tri raste të sulmeve seksuale në shkollat e Kosovës

07.04.2016 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Për një muaj, tri raste të sulmeve seksuale në shkollat e Kosovës

Abuzimet, sulmet dhe ngacmimet seksuale ndaj nxënësve në shkolla, janë fenomene mjaft shqetësuese dhe jo pak të shprehura, thonë përfaqësues të organizatave që merren me të drejtat e fëmijëve.

Vetëm gjatë muajit mars të këtij viti, janë raportuar tri raste të sulmeve seksuale në shkollat e Kosovës.

Ndërkaq sipas autoriteteve të rendit, thuhet se gjatë vitit 2015 kanë qenë të raportuara pesë raste të sulmeve seksuale nëpër shkolla. Derisa për vitin 2016, policia nuk posedon ende të dhëna statistikore.

Alketa Lasku nga Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka thënë se abuzimet seksuale më fëmijë, kërkojnë një qasje më serioze nga institucionet relevante. Ajo i rekomandon Ministrisë së Arsimit që të vendos një bashkëpunim më të ngushtë me drejtoritë e shkollave dhe drejtoritë komunale të arsimit.

“Ministria e Arsimit është një institucion qendror që ka një rol të rëndësishëm në këtë pjesë. Ne bëjmë thirrje që të aktivizojë inspektoratin e arsimit në mënyrë që të merren masa të menjëhershme për personat që kanë qenë të implikuar në vepra të tilla”.

Gjithashtu është tepër e domosdoshme që të hartohen nga ministria, politika për mbrojtjen e fëmijëve brenda institucioneve shkollore, që si institucion, secila shkollë të ketë politikën e mbrojtjes së fëmijëve dhe të specifikohen cilët janë personat përgjegjës për adresimin e rasteve të dhunës brenda shkollës”, thotë Lasku.

Ndërkaq autoritetet e rendit kanë shpjeguar se çka ndodhë në rast të raportimit për dhunë seksuale, ndaj nxënësve në shkolla.

Daut Hoxha, zyrtar për informim, thotë se gjithmonë veprohet në atë mënyrë që të respektohen të drejtat parimore të fëmijës, siç është identiteti, shëndeti, mbrojta dhe siguria.

“Pas pranimit të çdo informacioni për ndonjë rast të dhunës apo abuzimit seksual ndaj fëmijës, policia vepron në mënyrë profesionale konform rregullave dhe procedurave ligjore, gjithherë në interesin më të mirë të fëmijës. Në këtë drejtim policia ka të ndërtuara njësi të veçanta dhe të specializuar për t’i trajtuar rastet e dhunës ndaj fëmijëve të çfarëdo natyre që ato shfaqen”,thekson Hoxha.

Sipas tij, nëse fëmija ka pësuar lëndime fizike, psikike apo nëse është i dhunuar, atëherë dërgohet te mjeku kompetent dhe në mjekësi ligjore për ekzaminim.

“Ne shumicën e rasteve njoftohet njëri prind për të qenë prezent gjatë gjitha procedurave, përveç në rastet kur vet prindi është dhunuesi, atëherë fëmijën e përfaqëson punëtori social nga Qendra për Punë Sociale e vendbanimit të fëmijës. Po ashtu çdo herë kontaktohet edhe prokurori lidhur me veprimet e policisë gjatë procedurave hetimore”, thotë Hoxha.

Ndërkaq Anduena Arrni, psikologe shpjegon lidhur me atë se si ndikon abuzimi seksual tek një fëmijë apo adoleshentë.

“Dhuna seksuale në shkolla ndodhë në vendin tonë, por që mbetet si temë tabu dhe nuk diskutohet rreth kësaj çështje aq sa do të kishte nevojë. Sa i përket pasojave që mund të ketë fëmija që përjeton dhunë seksuale, një fëmijë apo adoleshent, fillon të ndjej ndjenjën e fajit për atë çka ka ndodhur, pastaj mund të kaloj në gjendje depresive dhe shpesh mund të ketë edhe pasoja me vetëvrasjes”.

“Në rast se nuk trajtohen abuzimet në kohën e duhur, atëherë pasojat do të jenë afatgjate pasi që personi vetë nuk mund ti bëj ballë këtij abuzimi”, thotë Arrni.

Sidoqoftë, sipas statistikave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për periudhën janar 2015 – shkurt 2016, nga gjithsej 111 lëndë të veprave penale kundër integritetit seksual të shkaktuar ndaj të miturve, vetëm 38 raste të tilla janë zgjidhur.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara

Daut Haradinaj kritika Kurtit se po “sorollatet” në brigjet greke: Kosova do duhej të ishte në Samitin e NATO’s në Ankara